Kukës, Basha: Rama agresiv nga pamundësia dhe paaftësia për të mbajtur premtimet

387
Sigal

“E para që ka refuzuar koalicionin e mashtrimit dhe shitblerjes së votës Rama-Meta, është ekonomia shqiptare që ka refuzuar qartësisht këtë rotacion. Këto janë sfidat me të cilat nuk matet dot, prandaj e vetmja vegël dhe instrument që i ka mbetur është agresiviteti që buron nga pasiguria, paaftësia dhe pamundësia për tu qëndruar përballë shqiptarëve për t’i parë në sy, sepse i ka gënjyer dhe i ka mashtruar. Agresiviteti kundër Kushtetutës dhe shkelmimi që i bëri me rastin e ligjit për nëpunësin civil, për të nisur spastrimet famëkeqe anembanë administratës publike të vendit. Agresiviteti ndaj institucioneve të pavarura, spastrimet e Policisë së Shtetit dhe kthimi i saj në një polici partiake, tritoli politik.”- kjo ishte deklarata që kreu i demokratëve  Lulzim Basha ka mbajtur në qytetin e Kukësit. Kryebashkiaku i Tiranës ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në qytetin e Kukësit me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet. Duke folur para demokratëve kuksianë, Basha lëshoi një lum akuzash ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, duke u ndalur tek spastrimet në Policinë e Shtetit, apo edhe në situatën ekonomike. Lideri demokrat sulmoi qeverinë edhe për faktin se në buxhetin e vitit 2014 ka lënë jashtë vëmendjes Qarkun e Kukësit. Për Bashën, maxhoranca Meta-Rama nuk do ta ketë të gjatë, pasi qeveria e tyre është e bazuar tek blerja e votës.

 23-vjetori i RD-së, flamurtarja e medias së lirë në Shqipëri

 Pasditen e ditës së djeshme u zhvillua 23-vjetori i themelimit të gazetës së parë opozitare shqiptare, Rilindja Demokratike, e cila i krijoi hapësirë në faqet e sajë çdo kritiku të opozitës dhe partisë Demokratike. Në këtë event morën pjesë shumë figura të njohura të politikës shqiptare. Midis tyre, ishte i pranishëm dhe kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, i cili deklaroi se çdo 5 janar PD bashkohet me shtypin e lirë për të kujtuar, nderuar dhe reflektuar mbi fillimin dhe vazhdimin e fjalës së lirë në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur me këtë rast Basha tha se: “Rilindja Demokratike ishte gazeta e parë opozitare në vendin në të cilin triumfoi fjala e lirë, mendimi i lirë, duke u bërë kështu flamurtarja e medias së lirë në Shqipëri”. Duke u kthyer në retrospektivën e 5 janarit 1991 kreu i PD u shpreh se: “Unë kam qenë nxënës në shkollën e mesme, por nuk do ta harroj kurrë daljen e gazetës “RD”, që përkon me shembjen e diktaturës, fitoren e pluralizmit”. Lideri i PD-së u sugjeroi drejtuesve të gazetës, që t’i krijojnë hapësirë në faqet e saj çdo kritiku të opozitës dhe Partisë Demokratike. Këtij eventi nuk i mungoi dhe fjalimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaroi se ata e themeluan RD-në, ngritën tribunën e fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe. “Rilindja Demokratike ishte gazeta e parë opozitare në vendin në të cilin fjala e lirë, mendimi i lirë dhe shprehja e tij ishin të ndaluara me Kushtetutë. RD ja doli të luftojë me sukses të veçantë një terr informativ që kishte mbuluar vendin për pothuaj 50 vite.”- deklaroi Berisha.  Sipas ish-kryeministrit Berisha, “RD-ja ishte shkolla e parë, e fjalës së lirë, diversitetit të mendimit dhe informimit të të vërtetave të mëdha”. “Sot Rilindja Demokratike është një nga zërat më të besueshëm të shtypit shqiptar”,- tha më tej Berisha. Ai e përmbylli fjalimin e tij duke thënë se: “Sot Rilindja Demokratike është një nga zërat më të besueshëm të shtypit shqiptar”,