Kukan uron Bashën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike

561
Eurodeputeti Eduard Kukan ka uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike pak ditë më parë nga anëtarësia. Përmes një postimi në rrjetin e tij Twitter, Eduard Kukan i shpreh urime Lulzim Bashës dhe thotë se pret bashkëpunim në muajt në vijim.”Urime për rizgjedhjen si lider i PD. Shpresoj që lidershipi juaj të kontribuojë në të ardhmen. Pres bashkëpunim në muajit në vijim”, ka shkruar Kukan. Basha u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve të mbajtura më 22 korrik ku garonte përballë kandidatit Eduard Selami. Basha u rikonfirmua në krye të PD, pas numërimit të 73 kutive, 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa 5136 për Selamin, ku kreu i ri siguroi 48795 vota më shumë.
Sigal