Kukan-Fleckenstein, apel për reformën: Gjeni kompromisin

599
Dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, i bëjnë thirrje klasës politike shqiptare që të votojë me 21 korrik reformën në drejtësi. Përmes një deklarate të përbashkët për mediat, eurodeputetët theksojnë se nevojitet një reformë tërësore gjyqësore, e cila duhet të jetë sipas standardeve më të larta. “Shprehim keqardhje që nuk u pranua propozimi i SHBA-BE për procesin e reformës në drejtësi. Ne e kemi mbështetur këtë proces që në ditën e parë, por jemi të bindur se ka akoma mundësi për zgjidhje. Ne nxisim politikën të gjejë kompromis sa më parë”.
Sigal