Kujtim Cakrani: Kryeministri i Shqipërisë në sjelljen e tij politike i ngjanë apo ka imituar perfekt ish liderin Libian, Muhamer Gedafin?

481
Sigal

Avokati Kujtim Cakrani ka ngritur në pikëpytje sjelljen politika të kryeministrit të Shqipërisë në i ngjan apo e imiton perfekt ish liderin Libian tashmë të ekzekutuar Muhamer Gedafin.

Sipas Cakranit kryeministri ynë po drejton vendim me tibalizëm duke përdorur të njëjtën mënyrë si Gedafi.

Ja postimi i tij i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë në sjelljen e tij politike i ngjanë apo ka imituar perfekt ish liderin Libian tashmë të ekzekutuar Muhamer Gedafin? Në Libi ka patur 105 tribu, të cilët Gedafi i thirrete çdo vitë në një mbledhje të madhe dhe në fund ju jepte nga një qese me flori! Në këtë mënyre Gedafi duke përdorur autoritetin tribal jashtë organizimit shtetëror mbante nën kontroll zona të tëra, përvecc dhunës shtetërore që ai ushtronte mbi popullatën!
Të njëjtën mënyrë po përdor edhe Kryeministri shqipërisë! Po drejton vendin me tribalizëm!
Nëse shohim deputetët socialistë në kuvendin e shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me politikën apo me njohjen e problemeve të qytetarëve! Ata janë aty sepse përfaqësojnë klane të caktuara nga jugu deri në veri! Pra janë të fortët e krahinës apo zonës! Kryeministri ka mbledh oligarkët me origjina dhe prejardhje nga krahina të ndryshme të vendit të cilëve ndryshe nga Gedafi nuk ju jep qese me flori por ju jep koncesione apo tendera pa garë konkurentë etj.
A është kjo sjellje e kryeministrit të shqipërisë e ngjashme me atë të diktatorit Libian Gedafi?