Kujt ja drejtoi Meta citimin e Dritëro Agollit “koka e çmendur?”

465
Sigal

U kam
dhënë një premtim shikuesve të emisionit dhe të Top Channel, se pyetja e parë
do të jetë pikërisht: kush është koka e çmendur që po çmend gjithë vendin?

Unë besoj se irracionaliteti në politikë dhe në debatin publik është
fenomeni që duhet të na tërheqë vëmendjen për të qenë më të qetë, më racionalë,
edhe për t’i qëndruar larg këtij fenomeni për të cilin ka shkruar shkrimtari i
madh, i jashtëzakonshëm dhe i paharruar Dritero Agolli, gati 23 a 24 vjet më
parë. Unë kam pasur fatin që kam qenë i ulur pranë tij, në Parlament. Pra, duke
dëgjuar parlamentin e asaj kohe, ai shkroi disa vargje, që për fat të keq, kanë
mbetur aktuale edhe në kohët e sotme.


Një
nga gjërat që ju thatë në fjalën tuaj përcjellëse për Dritëroin, ishte se
humbët një person tek i cili shkonit për një këshillë të mirë, pasi, siç e
thonë edhe vargjet e tij, ai ishte ndoshta nga ata që i ftohte kokat e nxehta
të politikës. Megjithatë, z. Meta, ju kam parë në një javë jo të zakontë për
ju, ku sidomos ajo shprehja: “me qetësi dhe dashuri” u duk sikur nuk kishte
vend. Çfarë ndodhi javën e kaluar?

Besoj se çdo gjë ka qenë e qetë, por ndoshta tensioni publik ka qenë i
nxehtë. Për sa i takon Dritëroit, i kam premtuar bashkëshortes së tij, Sadijes,
që do të bëj edhe unë një libër për Dritëroin, që besoj se do të jetë një libër
i jashtëzakonshëm për kujtimet e mia me Dritëroin, për meritën e Dritëroit dhe
asgjë tjetër.

Pse e
cituat atë poezi të Dritëroit në atë konferencë për shtyp, të rëndësishme, do
të thosha unë, dhe besoj se ka qenë një nga konferencat… Ju rrallë dilni në
konferenca për shtyp, sigurisht kur njoftohet dhe ne e dimë se Ilir Meta do të
dalë në një konferencë për shtyp, në bashkëbisedim me gazetarët, pasi ju jeni
nga të rrallët, në fakt, që merrni pyetje nga gazetarët, diçka ndodh në skenën
politike.

Ishte një mesazh për të qetësuar debatet.


Ndaj
kujt?

Ndaj të gjithëve, përfshi edhe mediet, të cilat për fat të keq kanë
nganjëherë dëshirë t’i ndezin gjakrat më shumë se ç’duhet, ndonjëherë edhe
keqraportojnë, duke nxitur debate të tepërta, sepse mendoj se debati gjithmonë
është i nevojshëm dhe i rëndësishëm. Natyrisht, unë e kisha lajmëruar
konferencën për shtyp, por qëlloi ky lajm i hidhur, dhe ishte një mesazh për
t’i qetësuar gjërat sa më shumë.



fakt, ajo konferencë për shtyp ishte në momentin kur ju, bazuar në provat dhe
shkresat e grumbulluara nga Prokuroria e Përgjithshme, nga Sekretarja e
Përgjithshme e Kuvendit, ishte momenti kur ju, në një farë mënyre u bëtë palë
në një konflikt të paprecedent midis kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan…

Unë nuk jam bërë dhe nuk jam palë në asnjë konflikt e me askënd. Unë jam
palë me transparencën e me të vërtetën, sidomos kur bëhet fjalë për një proces,
i cili ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë: hedhja e shortit për zgjedhjen e
Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, dhe natyrisht, derisa ngrihet një debat,
e
thotë në publik, qoftë dhe për shkak të shqetësimeve të ngritura nga një
ambasador i nderuar dhe i veçantë, siç është ai i Shteteve të Bashkuara në
Tiranë, z. Lu, e përcjell këtë shqetësim me shumë interes.

Unë e kam
ndier për detyrë të bëja transparencë maksimale të procesit që kishte ndodhur,
por edhe pas procesit, sepse ky kontestim ka ndodhur pas këtij procesi, duke
kërkuar të dhëna shtesë në mënyrë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, të
cilat menjëherë janë publikuar në faqen e Kuvendit, të cilat ndoshta nuk janë
të sakta.

Unë akoma
pres. Nëse ndonjë prokuror ose prokurore e Republikës së Shqipërisë është
përjashtuar nga e drejta, apo mundësia që i jep ligji, nuk e ka as bërë zoti
Llalla, as Prokuroria e Përgjithshme, sepse janë organe ligjzbatuese dhe
joligjbërëse. E ka bërë Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Shtetet e
Bashkuara përmes OPDAT-it dhe Bashkimi Europian përmes EURALIUS-it. Pra, nëse
një prokuror ose prokurore është përjashtuar padrejtësisht nga Prokuroria e
Përgjithshme, dhe plotëson kriteret e këtij ligji, pa dyshim ju do të shikoni
që unë do të kem një qëndrim krejt tjetër edhe ndaj prokurorit të Përgjithshëm,
edhe ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. Deri tani në të gjithë këtë proces nuk
na ka rezultuar, pasi mendoj se procesi ka qenë shumë transparent, listat janë
bërë publike përpara shortit, e deri tani…