Kufiri detar, Shqipëri-Greqi ngrenë komision me ekspertë

512
TIRANE – Shqipëria ka shumë gjëra që e bashkojnë më Greqinë, por në mes të dy fqinjëve qëndron një det i tërë.
Kjo është reflektuar qartë edhe gjatë vizitës së ministrin të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë. Në krah të homologut shqiptar Ditmir Bushati shefi i diplomacisë greke tha se kufiri ujor duhet të vendoset e çeshtja duhet të zgjidhet.
“Do të shikojmë edhe çështje të përbashkëta si çështja detare. Jemi të palëlëkundur në mendimin tonë se problemet ekzistojnë që zgjidhen. Besimi është diçka e vlefshme. Jam shumë i kënaqur dhe falënderoj për mënyrën e besimit që kemi biseduar”,- u shpreh Kotizas.
Ministri shqiptar si zgjidhje të çështjes së kufirit njoftoi ngritjen e grupit të ekspertëve që do të vënë pikat në hartë por pas pasur zgjidhje të njëanshme.
“Duhet të jetë një zgjidhje e bazuar plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, në frymë evropiane dhe jo si precedentë përkundrejt rasteve që mund të konsiderohen të ngjashëm ose jo. Është një zgjidhje të cilët ne dy ministrat dëshirojmë të vijë në radhë të parë nga ekspertët për të pasur një reflektim më të thellë për adresimin e kësaj çështje. Në rast se nga një punë e gjatë e grupeve të ekspertëve nuk arrihet në konkluzion të pranueshëm për të dyja palët, e drejta ndërkombëtare na orienton drejt instrumenteve që mund ta krijojnë këtë besim dhe të na japin zgjidhje përfundimtare”, – tha Bushati.
Ministri grek formalisht pranoi se ligji është ende në fuqi, por dy vendet sipas tij nuk janë kurrsesi në luftë.
Sa i përket çështjes së pronave të shqiptarëve çamë në Greqi, Kotzias edhe njëherë ka përsëritur sugjerimin grek se zgjidhje u mbetet vetëm gjykata. Edhe pse u kalua deri diku me nota humori, ministri i Jashtëm helen ngatërroi emrin tipik shqiptar të homologut shqiptar duke e quajtur Dhimitër.
kotzias bushati 
Kotzias nga Tirana: Greqia me fat qe ka emigrante si Shqiperia
Një bisedë e ngrohtë që ka lënë pas çështjet e pazgjidhura ende mes Shqipërisë dhe Greqisë. I tillë ka qenë takimi i dy ministrave të jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias në Tiranë, në vizitën e parë që zyrtari grek zhvillon në vendin tonë.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun shqiptar, Kotzias ka zgjedhur ta nisë fjalën e tij me vlerësimet shumë pozitive për emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët ministri i Athinës zyrtare, i sheh si urën lidhëse të bashkëpunimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve të mëtejshme mes dy vendeve.
“Duhet të filloj jo nga Shqipëria por nga shqiptarët që jetojnë atje. E them gjithmonë se ne jemi me fat që kemi bashkëqytetarë të tillë të cilët janë njerëz me kulturë dhe me frymë bashkëpunimi duke sjellë rezultate kanë tendencën të kenë një ngritje shoqërore. Jemi me fat që kemi emigrantë të tillë. Me ligjin e ri emigrantët dhe kryesisht fëmijët e tyre janë ajo hallkë lidhëse mes dy vendeve tanë, janë e ardhmja e marrëdhënieve tona. Gjithmonë në klasat e universiteteve shqiptarët janë 5-10 studentë dhe janë të hapur për rrugë të reja në jetën e tyre, unë i vlerësoj dhe i dua shumë studentët shqiptarë që studiojnë atje. Jam me fat që si profesor kam pasur studentë të mirë nga Shqipëria, është fryma e një populli që do të hapë rrugë të së ardhmen”, u shpreh Kotzias. 
Çështja e “Detit”
Bushati: Mund t’ju them që edhe nga pikëpamja gjeografike çështja e përcaktimit të shelfit kontinental apo zonës ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë nuk është e njëjta gjë si ajo që duhet të përcaktohet mes Shqipërisë dhe Greqisë, sikundër dhe për Greqinë në raport me Italinë dhe këtë e imponon pozicioni gjeografik. Është e rëndësishme të theksohen disa elementë: Çështja e detit njihet në gjuhën popullore, por që në gjykim më profesionist konsiderohet si nevoja për të përcaktuar zonën ekskluzive ekonomike, është një ndër temat të cilën kemi diskutuar me ministrin Kotzias. Është një nga temat e diskutuara në gamën e çështjeve për të cilat palët kanë këndshikime të ndryshme. Dihen edhe pozicionimet në Shqipëri dhe Greqi në këtë çështje. Dhe me të drejtë pritshmëria e opinionit publik është se si do të kapërcehet kjo situatë dhe si do të shkohet në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Duhet të jetë një zgjidhje e bazuar plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, në frymë evropiane dhe jo si precedentë përkundrejt rasteve që mund të konsiderohen të ngjashëm ose jo. Është një zgjidhje të cilët ne dy ministrat dëshirojmë të vijë në radhë të parë nga ekspertët për të pasur një reflektim më të thellë për adresimin e kësaj çështje. Në rast se nga një punë e gjatë e grupeve të ekspertëve nuk arrihet në konkluzion të pranueshëm për të dyja palët, e drejta ndërkombëtare na orienton drejt instrumenteve që mund ta krijojnë këtë besim dhe të na japin zgjidhje përfundimtare.
7 vite negociata patëm me Italinë, pavarësisht pritshmërive dhe pyetjeve si nga opinioni publik shqiptar e grek këto janë çështje që kërkojnë kohën dhe momentin e duhur në mënyrë që të zgjidhen. Ne kemi një interes strategjik për ta zgjidhur këtë çështje sepse kemi ekonominë detare që duam ta zhvillojmë, kemi konceptet dhe strategjitë e BE për makrorajonet dhe nuk e kemi menduar që mund të ketë zgjidhje të njëanshme për këto çështje se Greqia sikurse ne kërkon të kenë marrëveshje të rakorduar me ne.
Pavarësisht leximeve të ndryshme që kemi për këtë çështje që nuk është e vetmja ndonëse ka sensivitet në opinionin publik mund t’ju them që pikat tona të përbashkëta janë më shumë se ato që na ndajnë. Pika e përbashkët është e drejta ndërkombëtare dhe leximi i instrumenteve që na ofron fryma evropiane për ta adresuar këtë çështje dhe për të pasur një frymë pozitive të opinionit publik që mbështet ekspertët.
Deti, Kotzias: Problemet ekzistojnë për t’u zgjidhur, Shqipëria fqinj strategjik
Ministri i jashtëm grek Kotzias deklaroi se kete te merkure janë arritur 3 marrëveshje dhe për të ardhmen pritet që të ketë edhe marrëveshjeje të tjera të cilat do të përmirësojnë jetesën në të dyja vendet.
Duke folur për çështjen detare Kotzias u shpreh se bashkë me Bushatin kanë rënë dakord se problemet ekzistojnë për t’u zgjedhur.
Kotzias më tej theksoi se Shqipëria është një vend e fqinj strategjik për të cilën Greqia do të japë kontributin e saj për të ecur përpara drejt integrimit, por edhe në fushën ekonomike duke pasur projekte të përbashkëta.
“Shqipëria një pjesë e Evropë, e Ballkanit, një vend e fqinj strategjik. Perëndia na ka dërguar të jetojmë në këtë zonë. Synojmë të përgatisim Shqipërinë në BE. Të jemi sa më krijues për bashkëpunimin në NAToO. Çdo gjë që ndodh në Ballkan duhet të përfshijë edhe Shqipërinë. Kemi nënshkruar 3 marrëveshje me Bushatin. Një nga ato do të jetë memorandumi i rishikuar që do të shikojë rrjetet e energjisë dhe telekuminikit. Do të rishohim çështje të ndryshe si psh librat shkollorë. Do të shikojmë edhe çështje të përbashkëta si çështja detare. Jemi të palëlëkundur në mendimin tonë se problemet ekzistojnë që zgjidhen. Besimi është diçka e vlefshme. Jam shumë i kënaqur dhe falënderoj për mënyrën e besimit që kemi biseduar.”- tha Kotzias.
Më tej ai u ndal edhe rrymat e valët e paqëndrueshmërisë që vijnë nga situata e luftës në Libi dhe Ukrainë.
“Ne duhet të stabilizojmë vendet tona duke shmangur valët e paqëndrueshmërisë që vijnë nga Libia dhe Ukraina.”- u shpreh Kotzias.
Axehnda e Kotzias
Kotzias do të ketë takime edhe me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe takimin e fundit zyrtar do ta ketë në orën 16:20 – 17:00 me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Pasditja e diplomatit grek është e lirë për takime private, ku ai pritet të takohet me minoritetin grek dhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Kotzias largohet nga Shqipëria ditën e enjte. Pritet që kjo vizitë të shoqërohet me nënshkrimin e dy marrëveshjeve mes palëve.
Kotzias është në Shqipëri në kuadër të një turi rajonal, që ka filluar me Kosovën, e do të vijojë me Bosnjën, pas Shqipërisë. Në këtë mënyrë qeveria Tsipras përpiqet të rivendosë prezencën e saj në rajon, vëmendje kjo e humbur në kushtet e krizës ekonomike në shtetin helen.
Sigal