Kufiri detar me Greqinë, reagon Meta: Nuk ka marrëveshje, takimet kanë qenë politike

528
Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias lidhur me zgjerimin e ujërave territorial grekë me 12 milje drejt brigjeve shqiptare, ka reaguar dhe institucioni i Presidentit të Republikës.
Raportohet se burime pranë Presidentit bëjnë me dije se nuk ka patur një kërkesë për plotfuqishmëri nga ana e ekspertëve.
Gjithashtu theksohet se pa firmën e Presidentit nuk ka marrëveshje, duke shtuar se takimet kanë qenë politike dhe se nuk janë ngritur grupet e negociatorëve.
“Takimet e deritanishme mes dy ministrave kanë qenë politike dhe nuk është ngritur një grup pune për të punuar konkretisht me këtë çështje”, thanë burime nga Presidenca.
Sigal