KUÇOVË- AK “ZAPTON” KUÇOVËN, 820 ANËTARË

498
Sigal

Tronditet bastioni socialist, nga AK-ja,  ku janë pranuar anëtarë të saj 820 të rinj intelektualë dhe mosha të ndryshme. Këto ditë në Kuçovë është hedhur në ofensive një nga forcat më të reja politike, ajo e AK-së, e cila deri më sot nuk ishte futur fare në këtë qytet.  Nga të dhënat paraprake të nismëtarëve të saj, bëhet e ditur se kanë marrë teserat shumë persona dhe ende vazhdojnë të tjerët për të marrë këto tesera. Ky veprim ka tronditur shumë dy nga forcat politike më të mëdha, ajo e PS-së dhe PD-së, që deri  më sot kanë qenë dy nga forcat më pretendente për marrjen e pushtetit lokal dhe deputetët. Sipas nismëtarëve të kësaj force politike, bëhet e ditur se ka një fluks të madhe për t’u bashkangjitur kësaj force politike, e cila sapo ka hedhur shkëndijat e para në këtë qytet, i cili për PS-në është bastion  i saj prej krijimit të pluralizmit  demokratik. Është e pabesueshme shprehen ata, se një përkrahje kaq e madhe për ne është e pa pritur, ku brenda disa ditëve janë regjistruar një armatë e madhe anëtarësh të kësaj partie. Sipas burimeve dhe të dhënave paraprake të grupit nismëtar, mësohet se një pjesë e madhe të anëtarësuarve janë nga krahu i majtë, të cilët disa herë janë shprehur se jemi zhgënjyer nga PS-ja, se nuk na ka ndihmuar. Na kanë premtuar shumë, por nuk na kanë bërë asgjë, qyteti ka mbetur në pikë të hallit, me një infrastrukturë të shkatërruar, me një papunësi të madhe, që kap shifrat rreth 8 mijë të papunë. Qyteti ka mbetur në agoni të madhe dhe askush nuk tregon interes për t’ja hequr atë. Deputetë dhe të zgjedhurit të pushtetit lokal premtojnë shumë në fushata, se do ta bëjnë Kuçovën të hanë me “lugë floriri”, por ata sa kanë marrë votën, janë zhdukur, duke marrë dhe lugët e aluminit. Një grup të rinjsh sapo kanë marrë teserat, janë shprehur se në qytetin tonë ka shumë qejfmbetje të madhe, banorët e këtij qyteti kanë vite që hanë premtimet e deputetëve dhe drejtuesve të pushtetit lokal.  Ne jemi ish -simpatizantët e PS-së dhe votat tonë kanë qenë  përherë për këtë parti, por jemi zhgënjyer nga drejtuesit e pushtetit dhe deputetët. Tashmë ne do të gjejmë rrugën tonë, ose vetveten, duke gjetur një forcë politike tjetër, që të mendojë për këtë komunitet. Por shumë të tjerë vijnë dhe nga krahu i djathtë, ku dhe këtu ka shumë zhgënjim nga mos realizimi i  premtimeve të dhëna. Ka dhe anëtarë të PS-së, që kanë shkuar me AK-në ,të cilët janë shprehur  se, PS-ja ka një vit që ka lënë partinë socialiste në Kuçovë pa kokë. Ka një vit që partia drejtohet nga drejtues të komanduar. Kjo ka ardhur si pasojë e neglizhencës së kryesisë. Nuk është faji i socialistëve të thjeshtë, por i drejtuesve të saj.