Kuba kërkon produktet “Made in Albania”

49

Gazeta Telegraf/


Takimi i ministres Ekonomi
me ambasadorin 
Pedro
Pablo San Jorge. Kuba kërkon
produktet “Made in Albania”

 

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Znj.
Milva Ekonomi priti në ambientet e MZHETTS 
ambasadorin e Kubës në
Bullgari Z. Pedro Pablo San Jorge, i cili mbulon edhe Shqipërinë. Qëllimi i
takimit lidhej me intensifikimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes
Shqipërisë dhe Kubës pasi është larg potencialit që ekziston.

Ministrja Ekonomi shprehu nevojën
e firmosjes së një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili do të promovojë
zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe pasuar nga memorandume
të bashkëpunimit ekonomik, investimeve  si dhe ato për turizmin.

Duke u ndalur në shkëmbimet tregtare,
ministrja Ekonomi u shpreh se “ eksportet shqiptare të bulmetit, vajit të ullirit,
mjaltit dhe bimëve medicinale tashmë janë shumë të suksesshëm në tregjet
botërore. Së bashku me komunitetin e biznesit duhet të shikojmë
mundësitë që këto produkte “Made in Albania” të mbërrijnë edhe në
tregjet kubaneze”.

Ndërkohë ministrja e Ekonomisë i
theksoi ambasadorit edhe nevojën e shkëmbimit kulturor nëpërmjet turizmit
dhe jo vetëm.

Ministrja në vazhdim të bisedës u
shpreh se “qeveria shqiptare e inkurajon Kubën për të shqyrtuar qëndrimin e saj
në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, gjë të cilën nuk e ka bërë
ende.

Për këtë ambasadori u shpreh
 se “çështja është duke u marrë 
konsideratë nga qeveria e Kubës”.

Gjatë
bashkëbisedimit, ambasadori Pedro Pablo San Jorge e vuri theksin në
 rëndësinë e hartimit të protokolleve të bashkëpunimit në shumë fusha
midis dy vendeve.

Duke i bërë një panoramë të situatës
në Kubë, ambasadori  shprehu qasjen e politikës së Kubës kundrejt
tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe suksesit të arritur me shumë
vende të Bashkimit Europian.

“I vlerësoj mundësitë e
bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe shikoj se ekzistojnë
 oportunitete tregtare të shumta mes Kubës dhe Shqipërisë. Investimet
shqiptare në Kubë janë të mirëseardhur”, u shpreh ambasadori Pedro Pablo San
Jorge.

Në këtë kuadër ambasadori e pranoi
propozimin e ministres Ekonomi për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi
ekonomik midis dy vendeve, përfshi edhe shtimin e kontakteve midis
institucioneve përkatëse.

Ambasadori shprehu
gatishmërinë për bashkëpunim në turizëm, e sidomos në tërheqjen e investimeve në
marinat detare dhe fushat e golfit. Sikurse edhe për tërheqjen e investimeve
shqiptare drejt Kubës në energji, atë te ujit dhe të erës, duke e konsideruar
vendin tonë me eksperiencë në sektorin hidroenergjetik.

Ai përmendi gjithashtu
interesin e pasjes së investimeve shqiptare  në fushën e përpunimit të
ushqimit, bujqësisë, ndërtimit dhe infrastrukturës si dhe të eksportimit të
produkteve shqiptare drejt Kubës.