Kthimi i ligjit për PPP, Blushi: Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E

493
Sigal

Pasi Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ktheu në Kuvend ligjin për koncesionet dhe PPP duke i cilësuar klienteliste dhe që cenojnë interesin publik, reagimet nga qeveria nuk munguan. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, thotë se nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Reagimi i plotë

Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.

E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.