Kthetra e Beqajt do kontrollojë edhe Vetingun

599
Zbatimi i Ligjit për Vettingun dhe miratimi i plotë i Reformës në Drejtësi është bllokuar, pasi opozita shqiptare ka nisur protestat në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe nuk pranon të futet në parlament dhe në zgjedhjet që po ofrojnë, pasi sipas saj droga, milionat e nxjerra prej saj dhe të inkriminuarit do të bëjnë të pamundurën për t’i blerë dhe vjedhur votat e qytetarëve. Ndaj sipas saj e vetmja arsye për normalitet dhe kthimin në Kuvend është qeveria teknike. Madje edhe zbatimi i Vettingut dhe miratimi i plotë i akteve të tjera ligjore për Reformën në Drejtësi është i kushtëzuar me rikthimin e ligjit të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen e konsensusit për të 7 ligjet e paketës bazë të kësaj Reforme. Por sikur të mos mjaftonte skandali i shkeljes së Kushtetutës së Shqipërisë në lidhje me krijimin e Bordit të ONM-së , dhe që do të jetë pengesë për miratimin e plotë të Reformës në drejtësi, një tjetër arsye e fortë i jepet në dorë opozitës ,e cila është vënë në dijeni se firma e Beqajt ka fituar tenderin e sistemit elektronik për zbatimin e ligjit të Vettingut. Sipas agjencive të ndryshme, por edhe reagimit të opozitës bëhet me dije, se korrupsioni i Ilir Beqaj është bërë i larmishëm dhe i shtrirë në shumë fusha.

Një kompani e akuzuar nga opozita në maj të vitit të shkuar për lidhje me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka fituar tenderin për “blerje sistemi elektronik votimi” për zbatimin e ligjit të Vettingut. Është fjala për kompaninë “Fastech”, e themeluar nga Ilir Beqaj.

Në maj të vitit 2016, PD tha se Intech Plus, duke u fshehur pas kompanisë Fastech, ka marrë 320 milionë lekë nga Ministria e Jashtme. Intech Plus e themeluar nga ministri Ilir Beqaj është akuzuar nga PD se ka marrë mbi 11 miliardë lekë nga afro 30 tenderë publikë, pas ardhjes së PS në pushtet. Beqaj ka reguar duke thënë, se i ka shitur aksionet, por pa komentuar fitimet e saj. PD deklaronte se Intech e Fastech, në fillim të vitit 2016 kanë krijuar një bashkim operatorësh.
Një ndër rastet më skandaloze ishte kur ai vetë, drejtpërdrejtë i dha firmës së tij Intech plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore. Një nga tenderët më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqaj, ishte ofertuesi i vetëm. Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merrte vendimet, ishte vetë Ministri, Ilir Beqaj. Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqaj, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.

Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqaj i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.
Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë.
Me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqaj vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës.
“E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që t’i marrë Fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë, se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj. Duhet të kujtojmë këtu, se për vitin 2015, Intech- u i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë. 11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve”, thuhej në deklaratën e PD.
E njëjta kompani e akuzuar për lidhje me Ilir Beqajn do të marrë pjesë tashmë edhe në procesin e Vettingut përmes shitjes nga Kuvendi i Shqipërisë për “sistemit elektronik të votimit”. Në shkresë nuk jepet vlera e këtij tenderi, ndërsa vetëm gjatë vitit 2014 kjo kompani ka fituar 677 milionë lekë tenderë. 
Beqaj i dha Beqës miliona lekë për vite me radhë dhe do vazhdojë mashtrimet e tij duke “mjelë” mundësinë për të vjedhur në Vetting. Sipas standardeve të kampionit të korrupsionit, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo. E vërteta është, se puna e këtij ministri, e kësaj qeveria duket qartë dhe e njohin mirë gjithë qytetarët e vendit. Tani i takon qytetarëve të bëjnë vlerësimin e tyre. (hashtag.al)
Ministri I Drejtësisë Petrit Vasili me gazetarë nga vendet e BE: Momenti të japim prova se reforma do të zbatohet
Ministri I Drejtësisë Petrit Vasili ka zhvilluar ditën e djeshme një konferencë me gazetarë pranë mediave më të njohura të shteteve anëtare të Bashkimit Europian me qendër diskutimi Reformën në Drejtësi, veçanërisht në sistemin gjyqësor. Ministri Vasili është ndalur në një prezantim të përgjithshëm lidhur me fokusin e kësaj reforme, duke nënvizuar ndryshimet kushtetuese të cilat u miratuan në mënyrën më konsensuale të mundshme dhe unike përsa i takon numrit të votave të marra nga parlamenti Shqiptar. Ai shtoi se këto ndryshime kushtetuese u shoqëruan me miratimin edhe të ligjeve të tjera që ndryshojnë rrënjësisht procesin se si sistemi ynë i së drejtës do të duhet të funksionojë. Ministri Vasili vlerësoi se tashmë pas miratimit të kësaj pakete është momenti i duhur që të gjithë të japim prova të dukshme dhe transparente se ligjet e miratuara dhe Kushtetuta do të respektohen. I pyetur nga gazetarët nëse reforma në drejtësi duhet të ishte çelësi për suksesin e të gjitha reformave të tjera, Ministri Vasili argumentoi se kjo reformë është vetëm një pjesë e detyrimeve që kemi për të përmbushur në kuadër të rrugës sonë drejt Bashkimit Europian dhe kjo nuk do të duhet kurrsesi të lëmë mënjane edhe reformat e tjera të cilat diktojnë rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit apo përmirësimin e rendit dhe sigurisë. Projekti në fjalë u financua nëpërmjet instrumentit të paraaderimit në mbulimin e fondeve IPA.
Shpallet në kërkim Shefi i Rendit të Kurbinit
Shefi i Rendit të Kurbinit, Ylli Vata është vendosur nen hetim pasi dyshohet se eshte pjesë e zinxhirit kriminal dhe bashkëpuntor në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin arrest me burg për Vata-n. Dy ditë më parë një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është arrestuar në Shkodër. Ardjan Loci 45 vjeç është ndaluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).Edhe i ai dyshohet për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit. Më herët, gjatë këtij viti janë arrestuar edhe dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, për çështjen e kanabisit. Është arrestuar shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Vlorës, Haki Hasanbegaj si i dyshuar për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Vlorës.

Shqipëria pa armë – Në 24 orë janë dorëzuar 29 armë zjarri
Nisma për dorëzimin vullnetar të armëve ka bërë që gjatë 24 orëve të fundit të dorëzohen 29 armë zjarri, 4478 fishekë, 82 granata, 73 ndezësa si dhe 10 krehëra. Të ndara në rrethe përkatësisht: 

Qarku Dibër: Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 77 granata, 68 ndezësa detonator dhe 1440 fishek.Në Njësinë Administrative Tomin, 64 granata, 64 ndezësa dhe 1440 fishek mitralozi.

Qarku Shkodër: Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 10 armë zjarri, 1518 fishekë, 10 krehëra.
Qarku Vlorë: Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 8 armë zjarri dhe 750 copë fishekë.Në Novoselë, u dorëzuan 7 armë zjarri dhe 150 fishekë si dhe në Delvinë u dorëzua 1 mitroloz dhe një arkë me 600 fishekë.

Qarku Elbasan: Dorëzohen 5 armë zjarri, 5 granata difensive, 5 ndezës granatash dhe 200 copë fishekë konkretisht:
Qarku Tiranë: Gjatë 24 orëve të fundit në Komisariatin e Policisë Nr.4 janë dorëzuar 2 armë zjarri si dhe 570 fishekë.
Sigal