Ksera kërkon pafajësi përmes avokatëve, vendimi më 15 shtator

519
Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të zhvilluar në ngarkim të tij, por përmes avokatit mbrojtës ka kërkua pafajësinë. Ksera së bashku me 4 ish-vartësit e tij akuzohen për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën. Vendimi për ish-ministrin pritet të jepet më 15 shtator. Ish-ministri Ksera dhe 4 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.
Sigal