Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi: Kryeministri iku si gjithnjë, frikacak

576
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u pyet, në mjediset jashtë sallës së Parlamentit për kryeministrin Rama. 

– Z. Kryemadhi cili është skenari do të ndiqni kryeministrin?
Monika Kryemadhi: “Nuk do ta lëmë, do t’ia nxijmë jetën, derisa t’ju kërkojë shqiptarëve…”

– Po ai po ikën?
Monika Kryemadhi: “Si gjithmonë frikacak. Si gjithmonë largohet nga përgjegjësitë e fëmijëve të vet, nga përgjegjësia e familjes, e politikës. Ai njeri që nuk do të dijë për fëmijën e vet, do të dijë për shqiptarët?! Duhet ta arrestojë Fatmir Xhafaj tani se shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, se i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi që nuk vendosin në makina, për një çati që duan të rregullojnë, se po iu shembet dhe nuk fusin në burg trafikantët, kriminelët. Kanë arrestuar atje 11 kuksianë dhe i kanë lënë në burg.”
Sigal