Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi: Edi Rama i ka mbyllur hesapet me Europën

491
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, ka thënë se kryeministri Edi Rama bën jetë luksi ndërsa shqiptarët vuajnë nga varfëria. Sipas Kryemadhit, Rama i ka mbyllur hesapet me Europën.

“Çdo ditë e më shumë po na bëhet si një normalitet. Mjafton tu kujtojmë njerëzve se çfarë hanë shqiptarët në tavolinat e tyre. Si vuajnë për shkollimin e fëmijëve. Dhe mjafton jetën luksoze të një kryeministri. Ai është me gusto por ka qënë me gusto para shumë vitesh pasi tashmë është bërë demodo. Ai harron që ky luks, karficat e floririt dhe charterat, nuk mundit varfërinë e shqiptarëve. Varfërinë do ta mundi vetëm revolta popullore e cila do të jetë e madhërishme për një komb dhe e frikshme për të. Ai heronjtë e kombit i i di si filma. Ai i vetmi akt kombëtar që ka bërë është ti përjetësoj emrat. Ai e ka mbyllur hesapin me Europën. Sepse hesapi i tij nuk është hesap që ka të bëjë me drogën dhe me ekspozitat artistike”.