Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pret Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S.Znj. Jiang Yu

459
Kryetarja e LSI Znj. Monika Kryemadhi priti sot në një takim Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S.Znj. Jiang Yu. Kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve, duke vlerësuar gjithashtu angazhimet e Kinës në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. “Ne mbështesim programin ,Një Brez Një rrugë’ dhe procesin 16+1 për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe e shohim si një mundësi të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha kryetarja e LSI-së Monika . Kryemadhi, e cila shprehu mbështetjen e plotë për krijimin në Shqipëri të Qendrës së Organizatave rinore në kuadër të kësaj Nisme. Gjithashtu, Kryetarja e LSI shprehu falenderimet ndaj Ambasadores Sh.S.Znj. Jiang Yu për rolin e saj në fortësimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të të dyja vendeve. Znj. Kryemadhi vlerësoi fokusin që ambasada i kushton projekteve vendore dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe sektorë të tjerë të zhvillimit. Ambasadorja e Kinës Sh.S.Znj. Yu vlerësoi rolin që LSI jep në arenën politike shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit. Gjatë fjalës së saj Ambasadorja u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve zhvillohen duke u bazuar mbi marrëdhëniet njerëzore, te qeverive por edhe te partive politike. “Shqipëria s’është një vend i vogël, por vend me rol shumë të rëndësishëm në Diplomacinë Kineze. Roli im është i dedikuar në rritjen sa më shumë të nivelit të bashkëpunimit diplomatik Shqipëri-Kinë”, është shprehur ndër të tjera Ambasadorja. Në takim Kryetarja Kryemadhi ka qenë e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Z. Vasili dhe nga Deputeti, njëherazi Anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Z. Edmond Haxhinasto.
Sigal