Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime në Romë, merr pjesë në forumin “Dialoghi Mediterranei”

473
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në Romë për të marrë pjesë në forumin “Dialoghi Mediterranei”, Strategie per energia, Infrastrutture ed agrialimentare.

Forumi që mbahet në ambjentet e Senatit Italian ka mbledhur aktorë kyç në strategjitë zhvilluese të rajonit dhe sektorëve të rëndesishëm si ai i energjisë, infrastrukturës e bujqësise në rajonin e Mesdheut.

Ne forum marrin pjesë dhe figura kryesore të politikës dhe medias italiane si Armando Siri, NenSekretar i Shtetit ne Ministrine e Transportit dhe Infrastruktures, Vito Rosario Petrocelli, President i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, Marta Grande, Presidentë e Komisionit te Politikës së Jashme të Parlamentit Italian; Maurizio Gasparri i Komisionit të Mbrojtjes se Senatit.

Pjesmarrës për përshëndetje institucionale të Forumit kanë qenë dhe Senatorja Elena Testor, Senatori Stefano Lucidi, Presidenti i RAI Marcello Foa, Amb. Sebastiano Cardi, Drejtor i Përgjithshëm për çeshtjet politike e të sigurisë në Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë. Gjatë zhvillimeve të forumit Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me disa nga personalitetet politike italiane pjesmarrëse në forum.