Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi: Kryekrimineli Edi Rama do rrijë aty si qen derisa ta rrëzojmë

739
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” ka folur për protestën që opozita do të mbajë më 27 Janar.
Ajo është pyetur nga gazetari Armand Shkullaku, përse nuk ndërmarrin masa drastike të largimit nga kuvendi apo djegies së mandateve. Përgjigja e Kryemadhit ishte kjo:
“Unë nuk dua t’ja jap kënaqësinë Edi Ramës. Të rrijë aty si qen kur ne ja përmendim çdo ditë vëllain, gruan, nënën. Deri në qershor, ne si opozitë nuk duam të jemi shkaku i asnjë dështimi që do t’i ndodhi qeverisë shqiptare si institucion, jo Edi Ramës. Edi Rama duhej të ishte në burg për shkeljen e kushtetutës dhe shpërdorim të detyrës, që me thirrjen që u bëri policëve për zgjedhjet e 25 qershorit”, tha Kryemadhi.
Sigal