Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi: Hapja e negociatave, mundësi që shqiptarët të jetojnë më mirë

162

S’ka marrëveshje me Ramën. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i vënë kapakun krizës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar pritshmërinë e Shqipërisë për hapjen e negociatave, shkruan se ‘sa më shumë të zgjaten negociatat, aq më shumë do të rriten edhe distancimi, vuajtjet, mjerimi, varfëria e shqiptarëve.’ ‘Sa më shumë të zgjaten negociatat, aq më shumë do të rriten edhe distancimi, vuajtjet, mjerimi, varfëria e shqiptarëve. Hapja e negociatave është e lidhur ngushtë me ekonominë shtëpiake të çdo shqiptari. Hapja e negociatave do të thotë që shqiptarët do të kenë mundësi për të jetuar më mirë. Do të kenë mundësi për të shkolluar fëmijët e tyre më mirë. Do të kenë një shëndetësi më të mirë, do të kenë një sistem drejtësie të pavarur që do të shërbejë për të luftuar kundër padrejtësive. Unë shpresoj që deri më datën 18 kur të jetë vendimi përfundimtar, Shqipëria të marrë një raport pozitiv sepse do të ishte një shpresë dhe një dritë jeshile për shqiptarët.’

Kryemadhi: Dialogu nuk është kushtëzuar asnjëherë nga opozita

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, dje në një intervistë televizive u shpreh se “Opozita nuk ka kushtëzuar asnjëherë dialogun”. Kryemadhi u shpreh se Rama dhe Basha përdorën tryezën e 17 majit për të intimiduar qytetarët, ndërsa theksoi se Basha e ka kuptuar tashmë gabimin. Sipas saj Rama vazhdon të gënjejë dhe nuk mund të ndryshojë. Monika Kryemadhi: Ne nuk kemi kushtëzuar asnjëherë dialogun. As ne dhe as opozita nuk kemi kushtëzuar dialogun. Firmosi dhe nuk e njohu dhe jo vetëm kaq, por përdorën institucionin e tryezës, pra përdorën takimin e 17 majit për të intimiduar qytetarët për të vjedhur votën, paratë e shtetit dhe zoti Basha u bë pjesë e kësaj. Rama nuk ndryshon, nuk ndryshon dot 50 vjeç.

Kryemadhi: Problemi është kriminalizimi i votës dhe Kuvendit

Kryemadhi: Problemi nuk qëndron te sistemi por kriminalizimi i votës dhe parlamentit. Në 2008 kemi bërë një grevë urie dhe kërkonim lista ta hapura. Kryemadhi thekson se para së gjithash, PS është e para që nuk ndryshon sistemin. E pyetur, nëse mazhoranca mund të marrë votat e opozitës në Kuvend për të kaluar në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore, Kryemadhi shprehet: Mund ta bëjnë po problemi është sa legjitimë janë ata deputetë. Është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja, se janë tërhequr jo 60 deputetë por 190 deputetë. Së dyti vakancat bëhen çdo 1 muaj nga një deputet, duhet të kalonin 6 vjet derisa të bëheshin vakancat e plota.

Kryetarja e LSI-së: Shqipëria vuan mungesën e institucionit të dialogut

Kryemadhi: Mungesa e dialogut politik ka bërë që të jemi ku jemi sot. Pse jemi në një krizë politike, ekonomike, shoqërore, njerëzore? Nuk ekziston institucioni i dialogut në Shqipëri. Mungesa e institucionit të dialogut ka sjellë gjithmonë që, pasi është qelbur muhabeti, pasi është shkatërruar çdo institucion ne themi të ulemi në tryezë të shpëtojmë njërin apo tjetrin. Dialogu nuk është thjesht zgjidhje dhe marrëveshje me njërin apo tjetrin.

Kryemadhi: S’ka marrëveshje me Ramën. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i vënë kapakun krizës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përjashton një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e krizës politike dhe thotë se nuk mund të ulet dhe të diskutojë me veglën në dorë të krimit të organizuar. Kryemadhi: Kemi thënë të gjithë që nuk ka marrëveshje me Ramën. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, vetëm kjo i vë kapakun çdo gjëje, çdo lloj shkatërrimi dhe destrukturimi të institucioneve që ka sjellë sot Rama. A hyri vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit? Çfarë i kushtonte të zgjidhte njerëzit më të mirë që ka Shqipëria? Ky edhe i vetëm, me komisionerët e vet, pa kandidatë alternativ, vuri prapë kriminelët. Ky është i kapur peng. SHBA negocion të bëjë marrëveshje me terroristët dhe kriminelët? Gjermania bën marrëveshje me terroristët dhe kriminelët? Ti më thua të ulem dhe negocioj me krimin e organizuar, se mos më kërkove të negocioj me Ditmir Bushatin, Musa Ulqinin, Pandeli Majkon, Servet Pëllumbin, njerëz të cilët përfaqësojnë vërtet PS. Më kërkon të negocioj me veglën në dorë të krimit të organizuar. Jo.