Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve në Parlament: Ja dy ish-Sigurimsat e Shtetit në KLP-në e Drejtësisë së Re

689
Sigal

Kryetarja e Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, ndërsa ka raportuar sot në parlament lidhur mbi veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të kaluar,  foli edhe  për dy anatërët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Shehi dhe Nurihan Seiti, të cilët para viteve ’90, kanë punuar në organet e Sigurimit të Shtetit.

Në fjalën e saj Sula konfirmoi edhe njëherë se dy antarët e KLP-së kanë qenë pjesë e strukturave famëkeqe të diktaturës dhe se vendimet për ta janë publikuar nga autoriteti i dosjeve, ku më pas i janë dërguar informacione organeve kompetente mes tyre dhe KLP-së.

E pyetur se si e gjykoni që në organet drejtuese të drejtësisë së re kemi dy anëtare të ish-sigurimit, përkatësisht Bujar Sheshi, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe Nurihan Seiti që ka dënuar për agjitacion dhe propagandë qytetarët shqiptarë, Sula u përgjigj se “Institucioni jonë ka si detyrë informimin. Ne vendimin e kemi marrë, e kemi çuar në organet përkatëse.”