Sipas burimeve të sigurta, të marrë nga abonentë brenda PD-së, kryetari i PD-së në Mirditë Gjovalin Prenga , bashkë me Flamur Ndokën sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në PD, mbajtën për 4 vjet të fshehur duke mashtruar Kryeministrin, “ndoshta për të mirën e tij “, për të zbatuar urdhrin e tij, për shkarkimin nga detyra të N/prefektit të Mirditës Gjon Pjetri, urdhër i dhënë pasi ka parë në edicionin e lajmeve në televizion, të dhënë për 3 ditë me radhë kronikën e dhunës së ushtruar në pasditen e 23 janarit në zyrën e tij, ndaj gazetarit të Mirditës, të ndihmuar nga punonjësit e tij : Gjokë Gjoka, Dedë Kaçorri, Lindita Çupi dhe Liza Canga, për të fshehur vjedhjet e një sasie të konsiderueshme pako ndihmash që kishin ardhur në Mirditë në prag të vitit të ri 2009, ndihma që kapnin shumën prej 3792 pakosh, që të kthyera në monedhë, arrijnë 189600 euro , ku një ditë para ushtrimit të dhunës, kishte bërë publik në gazetën e tij “Telegraf”. Me sa duket Kryetari në ikje z. Gjovalin Prenga mendon se, kalimi i 4 vjetëve nga urdhri i shkarkimit të dhënë për n/prefektin është i harruar nga Kryeministri dhe kërkon t”i bëj mashtrimin e dytë, Kryetarit të PD-së, për t’i vënë në tryezën e tij emrin e n/prefektit Gjon Pjetri që sot vazhdon të jetë në proces gjyqësor nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës të gazetarit të Mirditës, në Gjykatën e Apelit, Shkodër. Ky propozim i ardhur ka ndeshur në çudinë dhe reagimin e shumë anëtarëve të kryesisë, duke e kundërshtuar emrin e tij, jo vetëm se e ka kaluar një herë në këtë detyrë, por është një person që vazhdon të jetë në ndjekje penale. Sipas një burimi nga kjo kryesi, është mbrojtur nga Kryetari z. Gjovalin Prenga, duke deklaruar se në Gjykatën e Apelit do të marrë pafajësinë. Në qoftë se do t’i shpëtojë vëmendjes së Kryeministrit për ta hequr nga lista këtë pjesëtar të klanit, sigurisht që nuk do t’u shpëtojë delegatëve të konferencës së PD-së, ku 4 vite më parë nuk i dhanë asnjë votë për të qenë pjesë e anëtarit të kryesisë së PD-së dhe besoj se dhe tani do të ketë të njëjtin fat.