Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përkujton revoltën e burgut të Spaçit/ Dita për të ftuar shqiptarët të mos pranojnë diktaturat…

454
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kujtuar revolten e burgut të Spaçit, ndërsa e ka cilësuar si ditën për të ftuar çdo shqiptar që të mos pranojë më asnje diktaturë që mban peng të ardhmen tonë europiane.

Basha shkruan në rrjet se nuk ka ditë më domethënëse se 46-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që t’i qëndrojë besnik betimit për të mos pranuar mbi vete asnjë diktator apo karikaturë diktatori, që mban peng të ardhmen tonë Europiane.

Postimi i Lulzim Bashës

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë revoltën madhështore të Spaçit! Ato 2 ditë lirie në Burgun e Spaçit ishin më të rëndësishme se e gjithë propaganda e diktaturës sepse rrëfejnë betimin e shqiptarëve për të mos pranuar asnjëherë diktaturën dhe dhunën.

Ky betim është në fuqi edhe sot. Nuk ka ditë më domethënëse se 46-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që t’i qëndrojë besnik betimit për të mos pranuar mbi vete asnjë diktator apo karikaturë diktatori, që mban peng të ardhmen tonë Europiane.

Unë jam krenar që në këtë betejë, Partia Demokratike e Shqipërisë është në anën e duhur të historisë, është në nderim të vlerave për të cilat dhanë jetën heronjtë e Spaçit, është në ballë të saj për të mos bërë asnjë kompromis në rrugëtimin tonë drejt Europës.

Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit! Zoti bekoftë shpirtrat e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes! #ShqipëriaSiEuropa