Kryetari i PD-së Lulzim Basha: Krimi i organizuar, lidhjet e krimit të organizuar me politikën, na mbyll derën e negociatave

493
Sigal

Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE, nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave. Shqipërisë nuk i hapen negociatat për pamjaftueshmëri në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit është prioritet edhe në Maqedoni. Krimi i organizuar, lidhjet e krimit të organizuar me politikën, janë problem unik i Shqipërisë që na mbyll derën e negociatave. Ka pesë vjet Edi Rama kryeministër dhe kushtet e Shqipërisë sa vijnë e rëndohen, një vit ka qeveria në Maqedoni dhe rekomandimi është shumë më pozitiv, shumë më i lehtë për Maqedoninë.