Kryetari i LSI-së Ilir Meta merr pjesë në shfaqjen e organizuar nga LRI në kuadër të festave të nëntorit

383

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një
shfaqje artistike në kuadër të festave të 28-29 nëntorit të titulluar “UNË dhe
TI Talente”.

Në këtë aktivitet, që u zhvillua në
Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, ishin të pranishëm edhe
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta, Nënkryetarët e
LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj dhe z. Endrit Braimllari, Kryetarja e LRI-së, znj. Floida
Kërpaçi, etj.

Në kuadër të festës së pavarësisë dhe të
çlirimit, gjimnazistët e LRI-së performuan me këngë dhe valle nga të gjitha
krahinat e Shqipërisë si dhe vunë në skenë një shfaqje teatrale.

Gjatë aktivitetit, Kryetari i LSI-së z.
Ilir Meta përshëndeti organizatorët dhe përgëzoi të rinjtë për iniciativën dhe
talentin e tyre, ndërsa theksoi se kjo rini është e ardhmja e vendit dhe si e
tillë duhet bërë gjithçka që ata ta gjejnë veten në Shqipëri.

“Vërtetë ka qenë një mbrëmje shumë e
këndshme. Jam shumë i kënaqur për të gjithë këtë art dhe talente që keni
treguar sot. Dukej sikur kishim përpara trupa profesioniste, jo gjimnazistë. Të
gjithë duhet të jenë të lidhur dhe të pasionuar me kulturën dhe artin, sepse ky
është një dimension i jashtëzakonshëm, që edhe e zhvillon një vend, edhe e
emancipon atë, dhe kush më mirë se të rinjtë duhet të jetë i lidhur me këtë
kulturë dhe me këtë dashuri për vendin. Sepse ata që lexojnë më shumë, ata që e
duan më shumë edhe kulturën, pa asnjë diskutim që janë edhe njerëzit që lidhen
më fort me vendin dhe ne kemi nevojë ta lidhim rininë më fort me vendin”, – tha
z. Meta.

Sigal