Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Avokaten e Popullit të Greqisë znj. Calliope Spanou

467
Sigal

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Avokaten e Popullit të Greqisë znj. Calliope Spanou e cila shoqërohej nga Avokati i Popullit të Shqipërisë z. Igli Totozani dhe Ambasadori i Greqisë në Tiranë z. Leonidas C. Rokanas. Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta i uroi mirëseardhjen Avokates së Popullit të Greqisë znj. Spanou në Shqipëri duke bërë një vlerësim pozitiv për nivelin e bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe të Avokatit të Popullit. Në këtë kuadër z. Meta vlerësoi hapjen e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit në zonën e minoritetit grek në Dropull gjatë kësaj jave, duke nënvizuar njëkohësisht mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë.Avokatja e Popullit të Greqisë znj. Calliope Spanou shprehu mirënjohjen për vizitën e saj në Shqipëri dhe theksoi se institucioni i saj ka qenë dhe mbetet gjithnjë në dispozicion të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Greqi. Z. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i ofrohet komunitetit shqiptar në Greqi duke theksuar se “Greqia është një fqinj dhe partner i rëndësishëm për ne, dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve tuaja është një element domethënës në marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona” Në përfundim Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e institucioneve të Greqisë në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në veçanti për miratimin e statusit të vendit kandidat për në BE.