Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi

639
Sigal

Kryetari i
Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim
Thaçi, i cili shoqërohej prej Ministrit të Bujqësisë, z. Memli Krasniqi dhe
Ministrit të Infrastrukturës z. Lutfi Zharku. Kryetari i Kuvendit z. Meta
shoqërohej prej deputetëve z. Taulant Balla, z. Edi Paloka dhe z. Petrit
Vasili. 


Gazeta Telegraf/


Z. Meta i uroi
mirëseardhjen z. Thaçi në këtë vizitë të parë zyrtare në cilësinë e Presidentit
të Kosovës dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera vllazërore mes dy vendeve. Në
këtë kuadër z. Meta theksoi se bashkëpunimi ndër-parlamentar është
intensifikuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe rikonfirmoi se diplomacia
parlamentare shqiptare mbetet në shërbim të shtimit të njohjeve dhe afirmimit
të mëtejshëm të shtetit të Kosovës.

Gjatë takimit u
vlerësua bashkëpunimi mes dy qeverive respektive dhe u konfirmua mbështetja e
Shqipërisë në forcimin e perspektivës euro-atlantike dhe forcimit të sundimit
të ligjit në Kosovë, në interes të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin
tonë.

Presidenti i
Kosovës z. Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të
Shqipërisë dhe vlerësoi kontributin e Kuvendit në rritjen e cilësisë së
bashkëpunimit dypalësh dhe në forumet ndërkombëtare ku Shqipëria është e
pranishme.

Z. Thaçi theksoi
gjithashtu se intensifikimi i bashkëpunimit në fushat e agro-përpunimit,
bujqësisë dhe infrastrukturës do t’i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare
dhe turistike mes dy vendeve tona.

Në përfundim
Kryetari Meta dhe Presidenti Thaçi diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në
rajon, duke ndarë bindjen e përbashkët se si Shqipëria ashtu edhe Kosova
mbështesin heqjen e barrierave dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale në interes
të sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.