Kryetari i Kuvendit Z. Ilir Meta ka njoftuar për shortin që përzgjedh anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

467
Në një njoftim për median Kryetari i Kuvendit Z. Ilir Meta ka bërë të ditur se  në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 221 dhe 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ka organizuar shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Përzgjedhja e anëtarëve me short do të bëhet nga listat që i janë përcjellë Kuvendit të Shqipërisë nga institucionet përkatëse, në zbatim të nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Sigal