Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta do të presë nesër në një takim të veçantë në Kryesinë e Kuvendit znj. Federica Mogherini

414
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta do të presë nesër në një takim të veçantë në Kryesinë e Kuvendit (Ora 18:45) znj. Federica Mogherini – Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit Evropian.

Vizita e saj bëhet në një kohë që opozita ka braktisur Parlamentin dhe është bllokuar puna për votimin e komisioneve të vettingut pasi kërkon zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.
Skandal nga zyra e Vlahutin, fsheh takimin e Mogherinit me Metën e deputetët
Ambasadorja e BE-së në Tiranë është përfshirë në një skandal diplomatik. Rreth orës 18:20 minuta zyra për mediat e përfaqësisë së BE-së në Tiranë shpërndau axhendën e nesërmet të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën dhe sigurinë, Federica Mogherini. Në njoftimin e zyrës së Vlahutin, bëhej e ditur se Mogherini kishte vetëm dy takime, një me studentët në Universitetin Politeknik dhe një tjetër me Edi Ramën, me të cilin do të ketë edhe një deklaratë. Por këtu nis edhe skandali. Siç mësohet Mogherini ka edhe një takim me kreun e Kuvendit dhe të LSI-së, Ilir Meta. Takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit në orën 18:45 të ditës së nesërme. “Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta do të presë nesër në një takim të vecantë në Kryesinë e Kuvendit (Ora 18:45) znj. Federica Mogherini – Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit Evropian. Më pas, Mogherini do të takohet edhe me përfaqesues të partive parlamentare”, thanë burime zyrtare nga Kuvend.

Ja njoftimi i plotë i Zyrës së Romana Vlahutin:
Të nderuar kolegë,
Gjeni më poshtë, paraprakisht, oraret e dy takimeve të nesërme të HR/VP Mogherini në Tiranë të hapura për mediat.
17:30 – 18:30 Fjalim para studentëve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
20:15 – 20:30 Deklaratë për media (pa pyetje) me Kryeministrin Rama në kryeministri.

Për mundësitë e filmimit (photo opportunity) për takimet e tjera zyrtare, do të njoftoheni nga autoritetet pritëse vendase, ndërsa një njoftim më i detajuar do ju dërgohet dhe nga Delegacioni sërish nesër, para mbërritjes së Mogherinit në Tiranë.

Gjithë të mirat
Ernesti
Sigal