Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, u takua me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj

542
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Skënder Bruçaj. Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e Komunitetit Mysliman dhe komuniteteve fetare të Shqipërisë në edukimin patriotik, kombëtar e qytetar të brezit të ri dhe njohjen e vajzave e djemve të sotëm të Shqipërisë me traditat historike, kulturore, fetare dhe arsimore të shqiptarëve.