Kryetari i Kuvendit Meta priti Zv. Kryeministrin e Maqedonisë, Festim Halili

468
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti dje Zv.
Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, i cili shoqërohej prej
ministres së Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi. Kryetari i Kuvendit Meta u
uroi suksese z. Halili dhe znj. Elezi në punën e tyre dhe vuri në dukje se
zgjidhja sa më e shpejtë e ngërçit politik në vendin fqinj është në interes të
Shqipërisë, qe  është e interesuar të avancojë bashkërisht me Maqedoninë
për projektet afatgjatë të ndërlidhjes rajonale. Në këtë kuadër, u theksua se
stabiliteti politik i Maqedonisë i shërben cilësisë së jetesës së shqiptarëve
në vendin fqinj, të cilët kanë dhënë një kontribut mjaft pozitiv në avancimin
euro-atlantik të Maqedonisë. Zv. Kryeministri i Maqedonisë, Festim Halili,
vlerësoi mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryetarit Meta në drejtim
të forcimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve fqinje dhe nënvizoi
se zhvillimi i projekteve infrastrukturore si Korridori 8 janë vendimtare për
të ardhmen e të dy vendeve. Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit Meta
theksoi se Shqipëria i sheh me interes të veçantë marrëdhëniet me Maqedoninë,
jo vetëm si vend fqinj, por edhe falë faktorit shqiptar, i cili është një urë
solide bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve tona. Në këtë drejtim u vlerësua
rëndësia e daljes nga kriza politike përmes zgjedhjeve të përgjithshme të 11
dhjetorit të cilat do të përshpejtonin edhe proceset integruese të vendit