Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uron Kosovën pas anëtarësimit në UEFA

478
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar Kosovën pas anëtarësimit në UEFA. Në mesazhin e tij të urimit, Meta e ka cilësuar vendimin e marrë gjatë Kongresit të Zakonshëm të UEFA-s në Budapest si një sukses historik, jo vetëm në aspektin sportiv.
“Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, pasi anëtarësimi në UEFA është një sukses historik për futbollin kosovar. Gjithashtu, ky vendim shënon një progres të jashtëzakonshëm edhe në drejtimin të integrimit të mëtejshëm të Kosovës në organizmat më të rëndësishme ndërkombëtare. Urimet më të përzemërta dhe të ngrohta Kosovës për këtë ditë historike!”, – tha Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta në mesazhin e tij.
Sigal