Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler

436
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri  Johann Sattler, të cilit i uroi suksese në detyrën e re. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Austrisë, theksoi se Kuvendi, duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe eksperiencën e kompanive austriake, mbështet rritjen e investimeve austriake në vend. Ambasadori i Austrisë, z. Johann Sattler shprehu kënaqësinë për fillimin e detyrës së re në Tiranë dhe u shpreh se mbeten ende shumë potenciale ekonomike, tregtare e kulturore që duhen shfrytëzuar, aktivitete për të cilat Ambasada do të punojë fort në bashkëpunim me aktorët qeveritare dhe jo-qeveritarë të Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit z. Meta shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vlerësoi mbështetjen austriake në avancimin e të gjitha reformave kyçe që i shërbejnë zhvillimit institucional dhe ekonomik të vendit. 
Sigal