Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi takon ambasadorin e Rusisë në Tiranë

600
Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi është takuar sot me Ambasadorin e Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin.
Në njoftimin e dhënë nga ambasada ruse, bëhet e ditur se në takim janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri.
“Ambasadori Aleksandër Karpushin u prit dje në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi. Gjatë bisedës u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri, me theks të veçantë tek zhvillimi i mëtejshëm i shkëmbimeve ndërparlamentare”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Ruse në Tiranë.
Sigal