Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përkujton masakrën e 4 Shkurtit

558
Sigal

Dje u mbushën 75 vjet nga masakra e 4 Shkurtit në Tiranë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në përkujtim e nderim të viktimave të kësaj dite, u shpreh: “4 shkurti është një memorial i dhimbjes që shkakton një krim lufte. Të gjithë ne duhet të përulemi me respekt, nderim e mirënjohje të thellë para dëshmorëve, partizanëve dhe veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Lavdia është për ata, çlirimtarët, që e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe turpi është për kolaboracionistët, për të cilët Shqipëria demokratike ruan të njëjtin vlerësim si edhe vendet e tjera demokratike. Shqipëria evropiane, për të cilën po punojmë e kontribuojmë të gjithë, i ka rrënjët te vlerat antifashiste të shqiptarëve. Viti 2019 është jubileu i 75 i Çlirimit të Shqipërisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të shtetit që të fillojnë përgatitjet për të kremtuar me krenarinë legjitime që meriton kjo ngjarje madhore e historisë sonë kombëtare.”