Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në Udiencën, që mbajti Papa Francesku

549
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në krye të delegacionit të përfaqësuesve të popullit shqiptar mori pjesë në Udiencën, që mbajti Papa Françesku me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në Udiencë morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias, si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera. Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë”,- iu drejtua Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Atit të Shenjtë, Papa Françeskut. “Në vitin 2014 vizituat Shqipërinë dhe takuat nga afër popullin shqiptar. Në vitin 2016 shenjtëruat Shën Terezën e Kalkutës dhe të Shqipërisë. Dhe tani po prisni përfaqësuesit e popullit shqiptar me rastin e 550-vjetorit të Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishterimit dhe Atletit të Krishtit. Ju shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve!”, -u shpreh Kryetari i Kuvendit. “Për mua vizita në Shqipëri është e paharrueshme”,- iu drejtua z. Ruçi, Ati i Shenjtë. “Klima e respektit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është një pasuri e çmueshme për vendin”,- iu drejtua Ati i Shenjtë të pranishmëve.