Kryetari i KQZ, Zguri: Çekuilibrimi politik mund të fusë në kolaps procesin zgjedhor

472
Sigal

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se përplasja aktuale politike po vë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor në provë si dhe çekuilibrimi politik mund të fusë në kolaps procesin zgjedhor. “Përplasja aktuale politike po vë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor në provë, por po zhvillohet, duke pasur në shesh të betejës kryesisht argumentin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë sebepi i sherrit. Por zgjedhjet rrezikojnë të bëhen edhe kurbani i tij. Në një kohë si kjo, shumë njerëzve mund t’u lëkundet besimi tek administrata zgjedhore dhe aftësia e saj për të menaxhuar procesin. Për shumë njerëz, çekuilibrimi politik, mund të përkthehet menjëherë në disbalancim të administrimit zgjedhor, eventualisht, në kolaps të procesit”. Ndërsa për sa i përket financimeve dhe më konkretisht çështja e lobimit të Partia Demokratike, ai tha se janë vendosur sanksione administrative. “Lidhur me çështjen e lobimit të subjektit Partia Demokratike. Komisioni Qendror i zgjedhjeve referuar Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike, mbikëqyr financimin e partive politike, nëpërmjet auditimit ligjor dhe monitorimit të fushatës brenda territorit të vendit. KQZ, brenda kuadrit ligjor, verifikoi raportet financiare të partive politike, raportet e monitorimit dhe raportet e auditimit, dhe nxori shkeljet e bëra nga partitë politike, duke përfshirë dhe Partinë Demokratike gjatë fushatës dhe për këtë vendosi sanksione administrative.