Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri në Simpoziumin e 16-të për Çështjet Zgjedhore, që u mbajt në Portugali

511
Sigal

Në këtë Simpozium, morën pjesë zyrtarë të lartë zgjedhorë dhe përfaqësues nga komuniteti për demokraci zgjedhore nga vende të ndryshme të botës dhe kishte në fokus shkëmbimin e praktikave më të mira për të vlerësuar teknologjitë dhe mjetet e reja, si edhe për të zhvilluar strategji inovative, të cilat mund të zbatohen në vendet dhe rajonet përkatëse. Simpoziumi adresoi një sërë çështjesh si; Integriteti i zgjedhjeve, Teknologjitë Zgjedhore aktuale dhe të ardhshme, Transparenca dhe Financat Zgjedhore, zgjedhjet në epokën e dezinformimit, rritja e pjesëmarrjes së të rinjve gjatë gjithë ciklit zgjedhor, Lehtësimi i një të drejte të barabartë për të votuar për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Nevojat e Veçanta, Facebook dhe Mbrojtja e Integritetit Zgjedhor, zgjedhjet dhe fushatat digjitale, Barazia Gjinore dhe Fuqizimi Politik i Grave. Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Parlamentare (ICPS), në bashkëpunim me Komisionin Zgjedhor të Portugalisë.