Kryetari i bashkisë së Vlorës fsheh dështimin në mbledhjen e të ardhurave për vititn 2016

452
Me të ardhurat e veta të vitit 2016, bashkia e Vlorës do të kishte falimentuar, nëse nuk do të kishte patur fonde nga qeveria e donator të huaj. Kryetari i bashkisë së Vlorës, prezantoi projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2017. Ajo që tërhoqi vëmendjen në fjalën e kryetarit Leli ishte fakti që ai nuk e përmendi në asnjë rast mbështetjen e kryeministrit Rama edhe pse prej qeverisë që ai drejton janë akorduar në Vlorë, më shumë se 7 miliard lekë të vjetra fonde për investime në rrugë e shkolla në qytetin e Vlorës.
Është e njohur mbështetja e kryetarit Leli për ish deputetin Kokëdhima, i cili së fundi ka krijuar lëvizjen “Zgjidh” brenda PSSH, lëvizje që ka njerëzit e vet dhe në PS e Vlorës. Leli ka folur për tregues në rritje të financave të bashkisë, duke deklaruar se ka siguruar 2.8 miliard lekë nga të ardhurat për vitin 2016, ndërkohë që nuk u tha vlonjatëve se kishte planifikuar që të mblidhte 7.3 miliardë, të parashikuara në fillimin e vitit 2016. Janë në total, 17.3 miliardë lekë fonde të akorduara për projekte, prej të cilave, 15 miliardë lekë vijnë nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë, 1.5 miliardë nga FSHZH dhe FZHR. Pas deklarimit të këtyre shifrave, fonde të cilat vijnë vetëm nga donatorë të huaj, rezulton që bashkia e Vlorës, në drejtimin e kryetarit të bashkisë Leli, nuk ka grumbulluar asnjë lekë gjatë vitit 2016, me qëllim investimin e tyre në qytet. Rezulton gjithashtu që Leli për vitin 2017, do të jetë thjesht dhe vetëm “kujdestar” i fondeve të Qeverisë e të tjerëve dhe jo kryetari i mirëfilltë i bashkisë, i cili ka për detyrë të mbledh sa më shumë taksa, pasi nëse nuk do të ishin fondet e dhëna, me të ardhurat e vitit 2016, bashkia e Vlorës, do të kishte falimentuar. Ndërkohë, projektbuxheti i bashkisë për vitin 2017, është bërë i ditur vetëm një ditë përpara se të diskutohej me “qytetarët”në teatrin e qytetit, duke mos qenë në dispozicion as të këshilltarëve, të majtë e të djathtë. Sipas këshilltarit në këshillin e bashkisë Atird Hoxha, “Ky projekt buxhet nuk është konsultuar me asnjë grup interesi, ne radhë të parë me qytetarë të Vlorës, pronarë të biznesit të vogël, fermerë, biznesmenë të mëdhenj, operatorë turistikë apo profesionistë të lirë”
Sigal