Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, betohet para këshillit bashkiak

695
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka bërë sot betimin në këshillin bashkiak të qytetit për mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Durrësit. Në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut Dako ka qenë i pranishëm ministri i Shtetit per Ceshtjet Vendore, Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqënies Sociale e Rinise e njëkohësisht deputet i Durrësit, Blendi Klosi.
Betimi i kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, është përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së parë të këshillit bashkiak për mandatin e ri. Në këtë mbledhje u krye kostituimi i këshillit të ri bashkiak si dhe u procedua me zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak. Në votim morën pjesë 51 anëtarë të këshillit bashkiak, ku me shumicë votash u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak Alban Ramohitaj dhe nënkryetar i këtij këshilli Artur Bujari, që të dy përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Po ashtu, këshilli bashkiak ka zgjedhur edhe anëtarët për këshillin e Qarkut.
Sigal