Kryetari i Bashkisë Mallakastër: Nuk mund të ketë zgjedhje, as KZAZ

827
Sigal

Një sërë bashkish në vend kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve. Edhe Bashkia e Mallakastrës ka bërë kërkesë për largimin e materialeve zgjedhore.

Kërkesë e bërë i drejtohet kryeministrit dhe presidentit. Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj tha se kërkesa i është drejtuar njëkohësisht kryeministrit dhe presidentit të Republikës.

“Ne si bashki kemi bërë kërkesë për largimin e materialeve zgjedhore. Kërkesa i është drejtuar kryeministrit dhe presidentit të Republikës. Nuk mund të ketë zgjedhje, nuk mund të ketë KZAZ”, tha Kapllanaj.

Numri një i Bashkisë së Mallakastrës theksoi se është detyrim që të zbatohet dekreti i presidentit. Kapllanaj nënvizoi se po përgatitet kallëzim penal për këtë çështje.