Kryetarët e Bashkive: Nuk i lirojmë zyrat, Rama mund të përdori policinë dhe ushtrinë

623
Sigal

Kreu i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbani dhe ai i Pograecit, Eduard Kapri kanë deklaruar gjatë një interviste se nuk do ti lirojnë zyrat e tyre duke përdorur si argument paligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Nallbani tha se do të vijojë punën e tij pasi dekreti i Presidentit mbetet në fuqi ndërkohë që shtoi se qeveria mund të përdor policinë dhe ushtrinë për ti dëbuar dhe marrë bashkinë me dhunë, por që është i vendosur për zbatimin e ligjit.

“Nuk ishte zgjedhje as nga ana juridike as nga ana politike, juridikisht sepse u zhvilluan pa dekret dhe nga ana politike nuk kishte garë dhe kandidaturë alternativë. Dekreti i Presidentit është kushtetues, dhe si i tillë ai mbetet në fuqi. Ne nuk do ti lirojmë zyrat dhe do të vazhdojmë punën normalisht. Do t’ju tregojmë gjishtashtu edhe ndërkombëtarëve se ky ishte një process i paligjshëm dhe më falni për shprehjen por ishte një process i pështirë.

Ne nuk po luftojmë të mbajmë karriget port ë zbatojmë ligjin dhe që ligji të sundojë mbi paligjshmërinë. Mund të ndodh gjithçka, që kjo qeveri të veprojë siç ka vepruar gjithmonë, me polici e me ushtri për t’i marrë me dhunë bashkitë, por ne jemi të vendosur të zbatojmë ligjin. Nëse qytetarët do të aprovonin zgjedhjet do të kishte më shumë pjesmarrje. Shqiptarët treguan se me 30 Qershor nuk pati zgjedhje. Ato ishin zgjedhje të Partisë Socialiste”, tha Nallbani.

Nga ana tjetër, kreu aktual i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri shprehu të njëjtin qëndrim duke theksuar se gara për ktë bashki ishte e paligjshme duke qenë se kandidoi vetëm një person dhe shton se midis vendimit të KQZ-së dhe dekretit të Presidentit, ka vendosur të njohë këtë të fundit.

Kapri tha se do ti qëndrojnë zbatimit të ligjit pasi sipas tij, pogradecarët nuk kanë patur mundësi të marrin pjesë në një process ligjor.

“Bashkia e Pogradecit ishte me një kandidat, këto nuk ishin zgjedhje sepse nuk kishin alternative. Këto ishin një votim ku njerëzit nuk zgjidhnin dot as po jo. Ne si pushtet vendor jemi të detyruar të zbatojmë ligjin dhe kushtetutën. Mandati fillon në momentin e betimit dhe mbaron në betimin e kryebashkiakut të ri, por vetëm nëse zgjedhjet janë të ligjsjhme. Ne ishim në një anë që të zbatonim dekretin e Presidentit dhe në anën tjetër të zbatonim vendimin e KQZ. Cila do të ishte alternative më e ligjshme(?) Ne zgjodhëm zbatimin e ligjit dhe të kushtetutës. Pogradecarët nuk kanë patur mundësi të marrin pjesë në një proces ligjor”, tha Kapri.

Faxweb.al