Kryesia e LSI-së emëron nënkryetarët e grupit parlamentar, Luan Rama: Jo më opozitë arkaike

491
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka dalë sot para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së ku u paralajmëruar riorganizimi i kësaj force pas rezultatit të zgjedhjeve që e çoi këtë forcë në opozitë. Luan Rama tha se kryesia e LSI-së ka vendosur që dy nënkryetarët e grupit parlamentar do të jenë Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu, sekretare Nora Malaj, ndërsa zëdhënës i grupit do të jetë Floida Kërpaçi.
Ai theksoi se LSI do të sjellë një model tjetër në opozitë, jo arkaik por më më moderne dhe me fizionomi europiane.

“Kryesia u mblodh për të nisur një proces tërësor për rikonstruktimin e të gjitha strukturave dhe nivelet, për t’iu përshtatur më mirë rolit të ri në opozitë duke afruar një alternativë opozitare, qytetarë moderne dhe me fizionomi europiane përballë atij modeli arkaik dhe të kontestuar shpesh herë pasi ne e konsiderojmë rolin tonë në opozitë përcaktues për vetë fatet e demokracisë në vend”, tha ai.

Nënkryetari i LSI-së theksoi se “Ne do të nisim menjëherë pasi të jetë çelur legjislatura e re, fazën e riorganizimit të të gjitha strukturave për të konkretizuar në nivelet e përfaqësimit angazhimin kontributet dhe gjithë përgjegjësinë që shfaqën njerëzit tanë gjatë zgjedhjeve konktretizuar me rezultati spektakolar që arriti LSI-ja”.

“Në datë 6 kemi ditën e themelimit, kryesia vendosi që të vazhdojë traditën me v eprimtari në shërbim të komunitetit, me të gjitha strukturat e LSI-së, një angazhim i drejtëpërdrejtë i LRI.

Duhet të mblidhen forumet rinore të LRI dhe LGI, për t’u anagazhuar për partinë, dhe të bëjnë të mundur që përmes dy organizimeve shumë të rëndësishme, ne të mund të jetësojmë të gjithë strukturën e LSI-së në të gjithë hapësirën e vendit me seriozitet maksimal. Ne do të bëjmë që jo vetëm të jemi zëri i shqetësimit të qytetarit por që qytetarët të na vlerësojnë të na besojnë e duan për shkak të asaj që ne do bëjmë për ta,” u shpreh Rama.
Sigal