Kryeprokurorja, Vasili ironizon: Brukseli dhe Uashingtoni tani duhet të jenë ‘të qetë’

485
Petrit Vasili, kreu i Grupit parlamentar të LSI, deklaron sot se me zgjedhjen me 69 vota të kryeprokurores, fitoi krimi dhe reforma humbi, ndaj fjalën tani e ka populli. Në shënimin e tij sot, Vasili shprehet veçanërisht me ironi ndaj qendrimit të ambasadave të SHBA dhe BE-së për zgjidhjen që iu dha çështjes :
“Dje u zgjodh një drejtoreshë e qeverisë, Rama për ta poshtëruar i dha kryeprokurores 69 vota, as sa një ministre. Reforma tashmë e vdekur e drejtësisë polli kryeprokurorin me më pak vota dhe më të pabesuar në histori.
69 vota është kapja më e pacipë që krimi i organizuar, në krye të qeverisë, ka bërë ndonjë herë. Tashmë Brukseli dhe Uashingtoni duhet të jenë “të qetë”, reforma në drejtësi katandisi kokoshi një thelë nga 140 vota ne 69 vota. Krimi fitoi-reforma humbi, tani fjalën e ka populli.”
Sigal