Kryeprokurorja Marku shfaqet papritur në Elbasan, takim i beftë me disa prokurorë

561
Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku shfaqet papritur sot në mëngjes në Elbasan. Kreu i akuzës shqiptare mbërriti në masa të larta sigurie në hotel turizmin “Skampa” ku zhvilloi një takim pune me një grup të ngushtë prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan. Ende nuk dihen shkaqet e vizitës. Një burim u shpreh për Infoelbasani.al se zj. Marku piu një kafe ngushëllimi tek një nga prokurorët që kishte humbur një person nga familja. Megjithatë, Marku ka takuar drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha dhe një rreth të ngushtë prokurorësh dhe qëllimi i këtij takimi ishte dhënia e një impulsi të ri të punës për Prokurorinë e Elbasanit e cila ka në proces disa ngjarje të rëndësishme.
Sigal