Kryeprokurori/ Nis seanca dëgjimore me kandidatët te Komisioni i Ligjeve, PD-LSI nuk marrin pjesë

526
Pasditen e djeshme në orën 18:00, është mbyllur procesi i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkoshëm. Zyrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë në garën për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Kryeprokurorit.
Tre ditë më parë ishte prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi i pari që zyrtarizoi kandidaturën, e një ditë pas tij aplikoi Arta Marku, prokurorja nga Shkodra. Ndërsa dje janë zyrtarizuar edhe 5 emrat e tjerë.
Kandidatët për Kryeprokuror janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani, dhe Artur Selmani.
Ashtu siç edhe kishte njoftuar më herët kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas kësaj faze, do të fillojnë seancat dëgjimore me kandidatë.
Ditën e sotme në orën 15:00 ka nisur edhe seanca dëgjimore me kandidatët, por në këtë mbledhje të Komisionit të Ligjeve nuk marrin pjesë deputetët e PD dhe LSI.
Sigal