Kryeprokurori, Meta: Përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit. Duhet dialog, jo zgjidhje të njëanshme

470
Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për çështjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, nisur nga debatet mes maxhorancës dhe opozitës por edhe deklaratave të ambasadorëve që kërkojnë një Kryeprokuror të përkohshëm.
Meta tha se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është përgjegjësi e Kuvendit duke kërkuar respektimin e kushtetutës por edhe dialog mes palëve. Ai tha se nuk do të kontribuonte një zgjidhje e njëanshme.
“Është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si President dua të nënvizoj se derisa kemi të bëjmë me një çështje kyçe të drejtësisë duhet të respektohet Kushtetuta dhe fryma e saj, dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve një dialog të përgjegjshëm mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi cdo hap i njëanshëm nuk do i ndihmonte pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucioneve të drejtësisë”, deklaroi Meta.
Sigal