“Kryeprokurori i ri”, Basha me Kushtetutën me vete: Të ndalohen emërimet për pazare politike

528
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët foli me Kushtetutë në dorë në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
“Nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 3/5 të votave me Vetting. Këto nuk mund t’i shkelë askush. Sot nuk kemi krizë të zgjedhjes së kryepokuroit, por kemi bllokim të qëllimshëm të reformës në drejtësi. Prandaj s’duhet të merren me propozime pazaresh politike në kurriz të kushtetutës.
Cilat ishin qëllimet kryesore të reformës në drejtësi? Pastrimi i drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar dhe pavarësia e drejtëisë nga politika që do me thënë ndalimi i emërimeve politike në drejtësi. Reforma në drejtësi u blindua në Kushtetutë me qëllim për t’i mbrojtur nga çdo sulm, nga çdokush që mund t’i prishej mendja pas votës unanime më 21 korrik. Të zbatosh reformën në drejtësi do të thotë të zbatosh Kushtetutën. Reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës nuk mund të ketë.” tha Basha
Sigal