Kryeprokurori i Elbasanit ngre alarmin: Persona të paautorizuar futen në serverat e Sejdinit, ja pse duan të më shkarkojnë

639
Kryeprokurori i shkarkuar i Elbasanit, Dritan Gina, në konferencën për mediat foli për presion policor dhe ndërhyrje në punën e Prokurorisë.
Gina tha për ngjarjen e qershorit 2016 ku tek hotel “Univers” u qëllua me plumba drejt Policisë, nuk ka patur ndihmë të parë as nga Policia as nga Prokuroria e Përgjithshme.
Gina shtoi se në serverat e kryebashkiakut Qazim Sejdini dyshohet se kanë akses persona të paautorizuar.
Sipas Ginës, në momentin që ky i fundit ka bërë kërkesë pranë Prokurorisë së Përgjithshme për ndihmë, ka ardhur shkarkimi.
“Madje, unë mund t’ju them se rasti më i fundit është rasti i ngjarjes që ka ndodhur tek hotel ‘Univers’. Unë kam kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, nga she i IT-së pranë kësaj Prokurorie, për të kryer veprime pranë serverave të bashkisë pasi ka dyshime se persona të paautorizuar mund të kenë akses në këto servera. Kjo lëvizje(largimi nga detyra) vjen menjëherë pas kësaj kërkese që unë kam bërë në Prokurorinë e Përgjithshme. Një nga rastet kryesore kur policia nuk bashkëpunoi kur ne kërkuam ndihmën e saj në terren. Kjo ndihmë nuk erdhi asnjë me pretendimin se punonjësi e policisë ishin në plazh, ishin me pushime, dhe për këtë arsye ky e ky hetim dështoi. Gjithashtu problematike të tjera konstatohen edhe në çështje që janë nën hetim.”
Sigal