Kryeparlamentari: Të lëmë drejtësinë të bëjë punë e vet

539
Qëndrimet politike kanë qene të ndryshme përsa i përket arrestimit të ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ai dyshohet se ka abuzuar me rreth 30 milionë lekë nga aktivitete për romet dhe të moshuarit. Arrestimin e ish-ministrit të PD-së, Ksera, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes, por kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i rezervon vetes të drejtën të mos e komentojë. Nga Gjirokastra, ku kryeparlamentari Meta ishte për një vizitë, tha se gjithçka i takon institucioneve të drejtësisë. “Nuk kam asgjë për të thënë, sepse kjo çështje i takon drejtësisë. Ne mbështesim pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe nuk ndërhyjmë në to”, deklaroi Meta. Të njëjtin qëndrim parimor, Ilir Meta thotë se mban edhe ndaj mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, çështje kjo pjesë e reformës në drejtësi. Meta u shpreh se nuk ka përplasje me socialistët për këtë moment të reformës. 
Berisha del kundër PD për arrestimin e Kserës
Arben Ristani mbajti një deklaratë në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Spiro Ksera, duke theksuar se “Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin”. Ndërkohë që PD mbështet hetimet, ish-kryetari i saj historiL, Berisha, mbështet dyshimet e hedhura nga avokat në lidhje me çështjen në fjalëi. Me një reagim të tij në Facebook Berisha i ka bërë thirrje Adriatik Lllallës që ti japë fund në prokurori praktikave të vjetra të përdorimit politik që i kompromentojnë proceset. Sipas tij ka shumë dyshime në arrestimin e ish ministrit. Për mënyrën se si është ndaluar, për faktin se nuk është marrë asnjëherë në pyetje, për dyshimet nëse ish ministri është i lidhur drejtpërdrejtë me dosjen korruptive.
Sigal