Kryeparlamentari Ruçi takohet me Presidentin Meta: KLSH, data e zgjedhjeve vendore dhe dekreti i ministrit

437
Sigal

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, dje shkoi në Presidencë dhe zhvilloi një takim me Presidentin Meta. Sipas informimit nga Presidenca Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij me grupet parlamentare të PS, PD, LSI për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm. Natyrisht, Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi biseduan edhe për dekretin e Presidentit për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministrin e Brendshëm.