Kryeparlamentari Ruçi/ Lobime në Parlamentin Holandez për negociatat: Holanda vlerëson arritjet në reformën në drejtësi

425
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi: Holanda vlerëson arritjet në sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi

Kryetari Ruçi e informoi Kryetaren Arib, mbi arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arritjet e reformës në drejtësi, të cilën Kryetari i Kuvendit e vlerësoi si kryereforma e proceseve integruese, dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Kryetarja e Parlamenti të Holandës, Arib vuri në dukje se Parlamenti i Holandës pret publikimin e Raportit të Komisionit Evropian, si edhe të raporterëve të Komisionit parlamentar për Evropën, që ishin për vizitë në Shqipëri, në fillim të muajit maj. Kryeparlamentari Ruçi u takuan edhe me zëvendësministrin për Bashkëpunimin Evropian në Ministrinë e Jashtme të Holandës, Thijs van der Plas. Delegacioni parlamentar shqiptar zhvillon seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE-së, në Parlamentin e Holandës. Në përgjigje të interesimit të deputetëve holandezë, Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi u shpjegoi situatën politike në Shqipëri dhe nënvizoi se opozita ka pasur akses të plotë në administrimin dhe kontrollin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe vetë i ka certifikuar këto zgjedhje; ka gëzuar të gjitha kushtet dhe mundësitë për ushtrimin e kompetencave parlamentare dhe të kontrollit të Qeverisë, por nuk i ka shfrytëzuar.